SERBI- Ambasadori gjerman në Serbi, Heinz Wilhelm deklaroi se Gjermania dëshiron që sa më parë të hapen kapitujt negociues për Serbinë dhe se duhet të zgjidhet çështja e Kosovës.

Nga perspektiva gjermane parakusht për hapjen e kapitujve është hapja e kapitullit 35, që ka të bëjë me çështjen e Kosovës, ndërsa për hapjen e këtij kapitulli parakusht është vënia e plotë në jetë e Marrëveshjes së Brukselit, citon Koha.net deklaratën e ambasadorit gjerman Heinz Wilhelm, TV Pinkut i Serbisë.

Ai ka shtuar se këtu ende mungon themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe dhe në këtë drejtim po vazhdojnë bisedimet.

“Sa i përket procesit negociues të Serbisë, problem i veçantë është se çështja e Kosovës po ashtu duhet të zgjidhet”, është shprehur ambasadori, shkruan “koha.net”.

I pyetur rreth formulimit “Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën”, ai ka sqaruar se “normalizimi i marrëdhënieve s’do të thotë njohja, por vendosja e marrëdhënieve të mira fqinjësore”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb