Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e ri të Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Balla, i cili shkruan në “Twitter” se kontributet gjermane arrijnë në një total prej më shumë se 1 miliard euro në shumë sektorë.

Më tej, numri dy i PS i shpreh mirënjohje kryediplomatit gjerman për ndihmën e pakursyer, teksa shton se Gjermania mbështet fuqishëm rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

“Pata kënaqësinë të takoja Ambasadorin e ri të Gjermanisë zotin Peter Zingraf. Mirënjohje??? për ndihmën e pakursyer. Kontributet/investimet gjermane?arrijnë në një total prej më shumë se 1 miliard euro në shumë sektorë. Gjermania mbështet fuqimisht rrugën tonë Europiane??????”, shkruan Balla.

  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb