Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas tha se në Lindjen e Mesme po përjetohet dhuna më e keqe e viteve të fundit.

“Sot në Lindjen e Mesme po përjetohet dhuna më e keqe e viteve të fundit”, deklaroi Maas gjatë një fjalimi në Parlamentin Federal.

Duke mbrojtur idenë e tij se Hamasi është përgjegjësi i dhunës së përjetuar, Maas tha: “Njerëzit në Kuds dhe në Tel Aviv detyrohen të shkojnë në bunkerë. Ne i dënojmë fuqishëm këto sulme. Përjetimet në Xhaminë Al-Aksa, nuk i justifikojnë sulmet. Izraeli ka detyrën dhe të drejtën për të mbrojtur popullin e tij”.

Maas njoftoi se kanë propozuar një plan me 3 faza për uljen e tensioneve dhe se nuk mund të bëhen bisedime të drejtpërdrejta mes izraelitëve dhe palestinezëve pa diskutuar ndalimin e menjëhershëm të terrorit raketor të Hamasit, marrëveshjen e armëpushimit dhe arsyet komplekse të konflikteve.

Ai shtoi se duhet të kundërshtohen me seriozitet nxitjet dhe antisemitizmi në Gjermani.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb