Ish-deputeti Vangjel Tavo ka reaguar ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me kryesimin e Presidencës së BE nga Gjermania. Tavo shkruan se Shqiptarët duhet të ishin vite më parë anëtarë të familjes evropiane, por shpopullimi, papunësia, korrupsioni, mungesa e sundimit të ligjit dhe regresi ekonomik, u kanë vrarë shpresën.

“Të papërgjegjshmit duhet të japin llogari për pengmarrjen e një kombi. Ata që ia mbyllën nga brenda derën evropiane të Shqipërisë nuk mund të sundojmë mbi shpresën dhe rrjedhën e patjetërsueshme të rrugëtimit të vendit në BE.”- shkruan Tavo.

Postimi i plotë:

Sot Gjermania ka nisur kryesimin e Presidencës së BE.

Gjermania ka qenë a vazhdon të mbetet një përkrahëse e denjë dhe e rëndësishme e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Bundestagu gjerman ka bërë apele të vazhdueshme për kthim në shinat e demokracisë, në sundimin e ligjit, ndëshkimin e krimeve zgjedhore, në zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, në realizimin e reformës zgjedhore dhe implementimin e saj, në ngritjen sa më të shpejtë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, dhe kushte të tjera të cilat do i shërbenin demokracisë në vendin tonë, zhvillimit, dhe procesit të integrimit.

Shqiptarët duhet të ishin vite më parë anëtarë të familjes evropiane. Shqiptarët janë jo vetëm gjeografikisht por edhe me mendje dhe zemër evropianë. Shpopullimi, papunësia, korrupsioni, mungesa e sundimit të ligjit dhe regresi ekonomik, u kanë vrarë shpresën.

Të papërgjegjshmit duhet të japin llogari për pengmarrjen e një kombi. Ata që ia mbyllën nga brenda derën evropiane të Shqipërisë nuk mund të sundojmë mbi shpresën dhe rrjedhën e patjetërsueshme të rrugëtimit të vendit në BE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb