Gjermania është duke planifikuar të ofrojë doza të treta përforcuese të COVID-19 për qytetarët e saj, duke nisur nga 1 shtatori.

Mediat e huaja shkruajnë se dozat e treta kryesisht do të aplikohet për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë, për faktin, se variant Delta është përhapur me shpejtësi. Gjithashtu gjatë asaj periudhe do të promovohet vaksinimi për personat nga mosha 12 deri në 17 vjeç.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn dhe 16 ministrat rajonalë të shëndetësisë të Gjermanisë pritet të përfundojnë planet, të hartuara nga zyrtarët e ministrisë, në një takim të hënën.

Ekipet e vaksinimit do të dërgohen në shtëpitë e kujdesit për të ofruar dozat përforcuese të vaksinave nga Pfizer-BioNTech ose të Moderna-s për banorët, pavarësisht se cilën vaksinë e kishin marrë në fillim, thuhet në dokument.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: