Gjermania do të trajnojë ushtarët ukrainas. Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori gjerman, në takimin që po zhvillohet në bazën ajrore amerikane në Ramstein të Gjermanisë, ku pjesëmarrës kanë qenë më shumë se 40 vende pjesëmarrëse.

Ambasadorja e Gjermanisë në SHBA Emily Haber thotë se përveç dërgimit të tankeve kundërajrore në
Ukrainë, siç kemi raportuar, Gjermania do të trajnojë edhe ushtarë ukrainas në tokën gjermane. Vlen të përmendet se kjo është një qasje e re e Gjermanisë pasi në të kaluarën është kritikuar për qëndrimin e saj ndaj sanksioneve kundër Rusisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: