Të paktën 10 persona kanë humbur jetën përgjatë 24 orëve në Gjermani si pasojë e koronavirusit,
Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 8,257, tha Instituti gjerman Robert Koch. Sipas të dhënave më të fundit të Institutit, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus në Gjermani është 178.570.

Të hënën ky vend ka lehtësuar masat e izolimit duke lejuar hapjen e restoranteve.
Gjermania ka miratuar një paketë fillestare shpëtimi me vlerë më shumë se 750 miliardë euro, për të lehtësuar ndikimin e pandemisë në ekonomi.

Vendi është zhytur në recesion pasi pësoi tkurrjen e saj më të madhe tremujore, që nga kriza financiare e vitit 2009. Ekonomia u tkurr me 2.2% në tre muajt e parë të vitit 2020, pasi dyqanet dhe bizneset u mbyllën, në mes të marsit, për të luftuar përhapjen e koronavirusit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: