Sipas medias gjermane Der Spiegel në Ukrainë kanë mbërritur ditën e sotme 18 tanke beteje Leopard 2 të cilët ishin premtuar nga Gjermania për mbështetjen e Kievit në mbrojtjen ndaj pushtimit rus.

Rreth 40 automjete luftarake të këmbësorisë Marder kanë zbarkuar gjithashtu në Ukrainë, shtoi raporti, duke cituar burime të paidentifikuara.

Në janar, qeveria gjermane njoftoi se do të furnizonte Ukrainën me tanke Leopard 2, duke përmbushur kërkesën e vazhdueshme të Presidentit Zelensky.

Vendimi i Berlinit hapi rrugën për vendet e tjera për të rieksportuar disa nga tanket e tyre Leopard të prodhimit gjerman në Ukrainë, si Polonia, Sllovakia, etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb