“Arrestimi i 24 marinarëve ishte një incident shqetësues. Edhe një herë, apeloj për lirimin e këtyre ushtarëve, kjo është një çështje shumë e rëndësishme”, tha Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një konferencë të përbashkët për media me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko, i bëri thirrje Rusisë të liroj 24 marinarët ukrainas të arrestuar vitin e kaluar gjatë një konfrontimi përgjatë ngushticës Kerch.

“Arrestimi i 24 marinarëve ishte një incident shqetësues. Edhe një herë, apeloj për lirimin e këtyre ushtarëve, kjo është një çështje shumë e rëndësishme”, tha Merkel, pas bisedime në Berlin me presidentin ukrainas.

Rusia kapi dy anije të marinës së Ukrainës dhe një rimorkio detare së bashku me 24 anëtarë të ekuipazhit jashtë Krimesë në fund të muajit nëntor, me pretendimin se kishin hyrë në ujërat territoriale ruse.

Merkel ka theksuar se Gjermania mbetet fuqishëm e vendosur për integritetin territorial të Ukrainës dhe se do të vazhdoj përpjekjet e saj për të zgjidhur konfliktin me Ukrainën lindore, rajon pranë kufirit të Rusisë.

E pyetur për balotazhin e ardhshëm presidencial në Ukrainë dhe për të ardhmen e bisedimeve të formatit të Normandisë me Rusinë, Merkel tha se ky format është provuar të jetë i dobishëm.

“Unë besoj se duhet të vazhdojmë të punojmë në këtë format, ajo nuk përjashton bisedimet me të tjerët”, tha Merkel, duke shtuar se Gjermania dhe Franca po ashtu zhvillojnë konsultime të ngushta me partnerët tjerë të BE-së dhe SHBA-ve për konfliktin në Ukrainën lindore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb