Gjermania, Italia dhe Franca bëhen vendet i radhës në BE që pezullojnë përdorimin e vaksinës ndaj COVID-19 të prodhuar nga AstraZeneca.

Ministria e Shëndetësisë në Gjermani deklaroi se vendimi është marrë si masë paraprake teksa ka bërë thirrje që të hetohen rastet e mpiksjes së gjakut.

Më parë ishte edhe Instituti Paul Ehrlich që kërkoi hetime lidhur me rastet e vdekjes të qytetarëve që kishin marrë vaksinën e AstraZeneca.

Gjithë alarmi për këtë vaksinë, e cila tashmë prej kohësh është në qarkullim në shumë vende të botës përfshi Shqipërinë është ngritur për shkak të disa rasteve që pas marrjes së dozës kanë vdekur për shkak të mpiksjes së gjakut.

Dyshohet se një nga efektet anësore të kësaj vaksine është mpiksja e gjakut, por sipas OBSH nuk ka fakte që ajo vjen tek personat në fjalë prej vaksinës.

Më parë masën e ngjashme si të Gjermanisë e kanë ndërmarrë vende si Danimarka, Irlanda, Norvegjia, Bullgaria apo Islanda, po ashtu sot dhe Franca me Italinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb