Namibia duket se nuk është e kënaqur me ofertën e bërë nga Gjermania, e cila pranoi gjenocidin e bërë në këtë shtet.

Si dëmshpërblim, autoritetet vendosën të investonin në Namibi, projekte me vlerë 1 miliardë eurosh, por kjo për autoritetet namibiane është tepër pak. Këtë gjë e ka pranuar zëvendës Presidenti i Namibisë, Nangolo Mabumba, i cili në një intervistë për mediat ka thënë:

“Asnjë shumë e të hollave në asnjë valutë nuk mund ta kompensojë vërtet jetën e një qenieje njerëzore. Ne duhet të pranojmë se shuma prej 1.1 miliard eurosh, për të cilën është arritur marrëveshje mes dy qeverive, nuk është e mjaftueshme dhe nuk e adreson në mënyrën e duhur sasinë fillestare të dëmshpërblimeve, të dorëzuara fillimisht te qeveria gjermane”, shtoi zyrtari i lartë i shtetit të Afrikës jugperëndimore.

Kujtojmë që më 28 maj, Gjermania kërkoi falje për rolin e saj në vrasjen e pjesëtarëve të fiseve Herero dhe Nama në Namibi para më shumë se një shekulli dhe zyrtarisht e për herë të parë i njohu masakrat si gjenocid, ndërsa u pajtua që ta ndante edhe shumën e konsiderueshme të të hollave për financimin e projekteve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb