Gjermania ka regjistruar 23 mijë raste të reja me koronavirus sipas institutit Robert Koch.

Instituti gjithashtu raportoi 483 viktima si pasojë e COVID-19, derisa numri i përgjithshëm u rrit në 18 mijë.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Universitetit John Hopkins, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Gjermani u rrit në 1.1 milion.

Ndryshe, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se koronavirusi është provë e jashtëzakonshme për njerëzimin dhe kjo krizë globale shumëformëshe mund të kapërcehet vetëm me një veprim global.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb