Katër persona kanë humbur jetën në Gjermani për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit.

Po ashtu mësohet se u identifikuan 219 raste të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 196,554. Ndërkohë, numri në total i të vdekurve ka shkuar në 9,016.

Kujtojmë se qeveria gjermane i ka hequr kontrollet kufitare me shtetet anëtare të BE-së dhe me disa vende të tjera. Siç dihet tashmë Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: