Kryeministri i Libisë, Abdul Hamid Dbeibah deklaroi se Gjermania ka rihapur sërish ambasadën e saj në Tripoli e cila ka qenë e mbyllur prej 7 vitesh.

Në një deklaratë nga qeveria libiane thuhet se Dbeibah ka pranuar në një takim ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas i cili sot ka zhvilluar një vizitë zyrtare në kryeqytetin Tripoli.

Në takim janë diskutuar zhvillimet e fundit politike në Libi, mundësitë për të arritur përparim për zgjedhjet e planifikuara që do të mbahen në fund të vitit në vend si dhe vështirësitë përpara zgjedhjeve.

Dbeibah në kuadër të vizitës së ministrit Maas theksoi se Gjermania ka hapur sërish ambasadën e saj dhe i është rikthyer aktiviteteve të saj në Tripoli.

“Rivendosja në aktivizim e ambasadës është një hap drejt rrugës së stabilitetit dhe një rezultat tjetër pozitiv”, tha kryeministri libian i cili shtoi: “Jam i gëzuar me vizitën e ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Maas dhe pres me padurim që të realizohen marrëdhënie të privilegjuara mes dy vendeve”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb