KOSOVE- Gjermani ka kthyer ditën e sotme në Kosovë 155 azilkërkues. Policia e Kosovës ka konfirmuar se 155 persona sot në mëngjes kanë zbritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

“Sipas informacioneve që kemi, 55 persona janë kthyer sot nga Dyseldorfi i Gjermanisë në mënyrë kolektive me përcjellje”, ka thënë Daut Hoxha, për portalin “Koha”, nga zyra për informim e Policisë së Kosovës.

“Ndërsa 100 persona tjerë janë kthyer vullnetarisht me avionë të ndryshëm nga vende të ndryshme të Gjermanisë”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, edhe të martën nga aeroporti “Baden Airpark” afër Karsluhes janë nisur për në Kosovë 121 azilkërkues. Siç kanë deklaruar autoritetet vendase, të gjithë refugjatët së fundmi kanë qëndruar në Baden-Württemberg.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: