Gjermania ka shënuar 33 viktima brenda 24 orëve, një shifër shumë më e ulët se vendet e tjera të BE si Spanja apo Italia që numërojnë me qindra të vdekur në ditë.

Numri i të vdekurve ka shkuar në 239 teksa të infektuarit po afrohen rreth shifrës 44 mijë, nga të cilët 5 mijë janë të shëruar.

Gjermania është vendi më i përgatitur për të përballuar një pandemi për shkak të numrit të lartë të shtretërve ndërkohë që ka marrë edhe pacientë nga Italia për të kuruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb