Analisti Genc Burimi deklaroi se e vetmja ndihmë që i është dhënë Ukrainës deri më tani në këtë kohë lufte për të, janë sanksionet e vendosura për Rusinë.

Në një lidhje skype për ‘News24’ Burimi tha se me Ukrainën, të gjithë gabuan, pasi menduan se nuk do të plaste lufta, ndërsa shton se nga kjo çështje e humbur del Europa. Sipas tij, ‘strumbullari’ i gjithçkaje është Gjermania dhe jo Amerika, për këtë vonesë të ndihmës ndaj Ukrainës.

“Nga ana luftarake nuk iu është dhënë asnjë ndihmë luftarake Ukrainës. Sot për sot, e vetmja përgjigje ndaj Rusisë janë sanksionet. Biden, përveç fjalëve të bukura, nuk dha asnjë konkrete. Konkretisht përveç sanksioneve, nuk kemi asgjë në dorë. Ai me një raketë ka shkatërruar antenën. Sot ajo që po bën Putin, është që të vijë te kjo pikë që nuk ka kthim pas. Biden nuk do që të negociojë më me Putin. Këtë uron Amerika, që mos të ketë më pikë kthim, pasi Amerika nuk i beson më Gjermanisë. Swift e bllokonte Gjermaninë. Unë ia vija Biden fajit, por në fakt e kishte Gjermania. Pika te kthimi do vijë nëse ka gjenocid. Atëherë do të shpresosh dy gjëra, ose populli do të rrëzojë Putinin, ose ai do të vdesë. Sot ka ende shpresë që do të kthehet Putini në arenën ndërkombëtare. Sot po bëhet fjala që do të çohet apo jo Putini në gjykatën e Hagës, jo më t’i hyjë ai Kievit me bombardime, që e rrafshon për 24 orë.

Hataja e madhe që mund të na bëjë Rusia është të na presë kabujt nënujor. Nuk mendoj se perëndimi do të qajë kur të vendoset në Ukrainë një qeveri kukull. Nëse e vrasin Zelenskyn, do të fusin në BE një qeveri kukull të Rusisë?! Ke një pjesë të perëndimit që thotë; për mua Putini ka marrë fund. Ai po shkon drejt rrugës që do të marrë Kievin, do i presë korrentin, ujin dhe të gjitha gjërat dhe do dalin në rrugë të gjithë banorët. Për Ukrainën u gabuan të gjithë. Pse nuk çuan më herët armë përpara perëndimorët në Ukrainë? Amerika e dinte që po rrethohej Ukraina. Sot është Europa që del e humbur. S’po e bën rezistenca e Ukrainës, Putin që të ndalojë. Sot ushtarakisht Amerika nuk po sjell asgjë. Nëse duam një mbrojtje europiane, do të thotë se Gjermania duhet të marrë më shumë rol ushtarak. Problemi është Gjermania, dhe jo NATO. Strëmbullari është Gjermani, problem për gazin, për ngrohje. Ajo përbën për Europën një pikëpyetje të madhe. Ndoshta nuk kemi nevojë për NATO-n më. Sot Europa po merr ndërgjegje për dy gjëra, për fuqitë e saj, dhe për faktin se është ajo teatri i operacionit dhe jo Amerika. Ky është revolucion kopernikan në sytë e europianëve. Habia e Putinit është se si evropianët po gjejnë një gjuhë të përbashkët.”, tha Burimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: