Gjermania synon për një autorizim të vaksinës kundër COVID-19 në Bashkimin Europian para Krishtlindjeve, që prej 23 dhjetorit, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, ndërkohë që autoritetet shëndetësore europiane përmendin një vendim më vonë, më 29 dhjetor.

“Mund të tregohemi optimistë mbi faktin se një autorizim mund të ndodhë më 23 dhjetor”, konfirmoi, në një konferencë shtypi ministri, qeveria e të cilit është e paduruar me kohën e marrë nga rregullatori europian për të miratuar vaksinën kundër COVID-19, e përdorur tashmë nga disa vende.

Më herët, Jens Spahn kishte theksuar se objektivi ishte arritja e një autorizimi para Krishtlindjeve.

“Ne dëshirojmë të fillojmë vaksinimin para fundit të vitit”, shtoi ai.

Sipas të përditshmes “Bild” që citon burime brenda Bashkimit Europian dhe qeverisë gjermane, Agjencia Europiane e Medikamenteve (AEM), që dha afat deri më 29 dhjetor për të dhënë vendimin e saj, ka vendosur më në fund të japë njoftimin më herët, më 23 dhjetor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb