Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel i druhet javëve të në vijim sa i përket situatës së pandemisë.

Teksa Gjermania ka tejkaluar tashmë 40 mijë viktimat nga COVID-19, Merkel thotë se më e keqja ende s’ka ardhur.

Shifrat në Gjermani si në gjithë Europën s’kanë të ndalur, por për Merkel javët në vijim do të jenë më të vështirat e gjithë pandemisë për gjermanët.

465 viktima u regjistruan vetëm këtë të dielë në Gjermani, teksa 1.9 milionë të infektuar ka në total.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb