Gjermania është shpallur kampione e Kampionatit Europian të 21-vjeçarëve. “Pancerat” e trajnerit Kuntz, mposhtën në finale Portugalinë me rezultatin 1-0, falë golit të realizuar nga Nmecha në minutën e 49-të.

Titullar në këtë përballje të zhvilluar në Slloveni ishte edhe sulmuesi me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha, i cili qëndroi në fushë 68 minuta, teksa u zëvendësua nga Burkardt.

Për sa i përket ndeshjes, gjermanët u treguan më konkretë, teksa krijuan raste të shumta shënimi, teksa mjaftoi goli i minutës së 49-të, për të ngritur në qiellin e Ljubljanës trofeun e Euro 2021.

Një sukses i madh për Gjermaninë U21, që ia del të shpallet kampione e Europës për herë të tretë në histori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb