LUSHNJË- Ministrja e Zhvillimit Urban, znj. Eglantina Gjermeni  ishte sot në Lushnje ku mori pjesë në ceremoninë e Inaugurimit të Memorialit të Flamurit, në nderim të shpalljes së Pavarësisë në 27 nëntor të vitit 1912 në këtë qytet.

Gjatë kësaj vizite  ministrja Gjermeni u ndal në inspektimin e zones informale në lagjen “18 tetori” në Lushnje.

Investimi prej rreth 87 milionë lekësh i financuar nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet Fondit të Zhvillimit të Rajoneve synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore (përkatësisht 10 rrugë të kësaj lagjeje) dhe infrastrukturën e shërbimeve në Lagjen “18 Tetori”, ose siç njihet ndryshe, Lagjja Saravë. 

Ministrja Gjermeni tha se Lushnja ka marrë në vetëm dy vite qeverisje 718 milionë Lekë investime, që janë shumë herë më shumë se çka mundur të përfitojë i gjithë rrethi i Lushnjës në 25 vite.

FJALA E PLOTË MINISTRES GJERMENI

“Në dy vite Bashkia Lushnje ka marrë financim për zbatimin e 8 projekteve madhore duke filluar nga rikonstruksioni i rrugës hyrëse në qytetin e Lushnjës, rikualifikimin e sheshit qëndror rijetësimin e shëtitores Kongresi, rikonstruksionin e pedonales Abaz Bej Lushnja, Urbanizimin e zonës informale në lagjen 18 tetori, rehabilitimin dhe unifikimin e fasadave në qendër dhe zonën përreth si dhe dy rrugë që lidhin zonat rurale të bashkisë së re Lushnjë.

Falë një bashkëpunimi të suksesshëm me Bashkinë Lushnje, dhe stafin e saj ne arritëm, në një kohë relativisht të shkurtër, të realizonim me sukses projektin, me vlerë 8 milion lekë të “Restaurimit të ndërtesës ku u mbajt Kongresi dhe ngritjen e zyrës Info-Point për turizmin në rrethin e Lushnjes”.

Ndërkohë nëpërmjet Fondit të Zhvillimit të Rajoneve zbatuam projektin për Rijetësimin e shëtitores Kongresi me vlerë rreth njëqind e pesëdhjetë milionë Lekë duke i dhënë vlerë dhe rijetësuar të gjithë zonën.

Së bashku me stafin e Bashkisë Lushnje ia dolëm që të sjellim në Lushnje projektin e tretë pilot në rang vendi për urbanizimin dhe integrimin e zonave informale. Investimi prej  rreth tetëdhjetë e shtatë milion Lekë i financuar nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet Fondit të Zhvillimit të Rajoneve synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore (përkatësisht 10 rrugë të kësaj lagjeje) dhe infrastrukturën e shërbimeve në Lagjen 18 Tetori ose siç ju e njihni Lagjia Saravë. Nga zbatimi i këtij projekti do të përfitojnë direkt 6,700 banorë të kësaj lagje.

Ky projekt do të sjellë një zhvillim të qëndrueshëm dhe të harmonizuar në të gjithë territorin ku asnjë lagje nuk do të përjashtohet nga investimi apo nga integrimi.

Në sektorin e strehimit dhe efiçencës së energjisë me fondet e Ministrisë së Zhvillimit Urban zbatuam në qytetin e Lushnjës

2 projekte për Përmirësimin e kushteve të banimit të komunitetit Rom dhe Egjiptian në Lagjen Savër, Loni Dhano, Kongresi dhe 18 Tetori me vlerë investimi tridhjetë e nëntë milionë lekë.

Falë zbatimit të të dy projekteve dyzetë familje të këtij komuniteti jetojnë në kushte të përmisuara jetese dhe 180 familje në kushte më të mira higjeno sanitare falë investimeve në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza.

Në fushën e efiçencës së energjisë zbatuam projektin për rikonstruktimin e objektit katër katësh në rrugën 10 korriku me një vlerë investimit rreth 8 milionë Lekë nga ku përfituan 15 familje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: