GRAMSH- Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ishte sot në bashkinë Gramsh, një prej 61 njësive vendore të krijuara pas reformës territoriale. Në dy vite, me financim të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, në këtë bashki janë zbatuar 4 projekte me vlerë 60 milionë lekë.

Projektet konsistojnë në rikonstruksionin e fasadave të pallateve dhe të sheshit qendror të qytetit, por edhe në sistemimin e hapësirës përreth Pallatit të Kulturës apo sistemimit dhe asfaltimit të disa lagjeve e shesheve.

Ministrja Gjermeni, e shoqëruar nga kryebashkiakja e Gramshit, Luljeta Dollani, pasi inspektuan projektet ka deklaruar se, këto investime ia kanë ndryshuar pamjen qytetit duke e bërë më të këndshëm për qytetarët dhe vizitorët.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: