TIRANE – Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni po zhvillon një vizitë zyrtare në Francë.

Në ditën e parë të vizitës në Paris, ministrja Gjermeni, e shoqёruar edhe nga Ambasadori ynё nё Francё, Dritan Tola, u takua me znj. Viviane le Dissez, Presidente e Grupit tё Miqёsisё Francё – Shqipёri, tё Asamblesё Kombёtare dhe Presidente e Conservatoire de Littoral, njofton ATSH.

Znj. Le Dissez i shprehu Ministres Gjermeni falёnderimet e saj mbi solidaritetin e treguar nga Shqipёria dhe vecanёrisht pjesёmarrjes sё Kryeministrit Rama sё bashku me katёr pёrfaqёsuesit e Klerit Shqiptar nё Marshimin e datёs 11 janar nё Paris.

Kjo ёshtё njё vlerё qё ne kemi arritur ta ruajmё ndёr shekuj dhe nuk duhet ta humbasim, theksoi Ministrja Gjermeni, e cila gjithashtu shtoi se Franca ёshtё njё partnere dhe mbёshtetёse e Shqipёrisё dhe nё tё ardhmen bashkёpunimi ndёrmjet dy vendeve duhet tё konkretizohet edhe nё fusha tё tjera tё ekonomisё.

Ministrja Gjermeni gjatё takimit e njohu znj. Le Dissez me nismat e ndёrmarra nga Qeveria dhe Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit nё kuadёr tё urbanizimit tё zonave informale, mbrojtjes nga keqmenaxhimi i zonave urbane dhe rurale, ndёrtimeve informale dhe zhvillimit tё qёndrueshёm tё sektorit tё turizmit, i konsideruar sektor prioritar pёr punёsimin dhe rritjen ekonomike.

Gjatё vizitёs sё saj nё Paris, Ministrja Gjermeni u takua edhe me Senatorin Alain Richard.

Gjatё takimit u diskutua pёr tre planet madhore tё ndёrmarra nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit nё kuadёr tё planifikimit dhe zhvillimit tё qёndrueshёm tё territorit. Planin e Pёrgjithshёm Kombёtar, Planin Sektorial pёr Bregdetin dhe Planin pёr zonёn ekonomike Tiranё – Durrёs.

Ministrja Gjermeni, sipas ATSH, e njohu Senatorin Richard edhe me reformёn ligjore tashmё tё finalizuar, nё kuadёr tё planifikimit, duke theksuar se reforma territoriale ka krijuar hapёsirёn e nevojshme pёr njё menaxhim mё tё pёrgjegjshёm tё territorit dhe mjedisit nga njёsitё e qeverisjes vendore.

Roli i Qeverisё nёpёrmjet instrumenteve ligjore, institucioneve pёrkatёse dhe programeve qё po implementohen ka sjellё njё ndryshim pozitiv nё zhvillimin urban tё Shqipёrisё dhe nё pёrmirёsimin e jetёs sё komunitetit.

Nё takim u diskutua dhe mbi cёshtjen e urbanizimit tё zonave rurale dhe mё pak tё favorizuara, me qёllim krijimin e aktiviteteve ekonomike nё kёto zona dhe zhvillimin e produktit tё turizmit, duke shfrytёzuar potencialet e kёtyre zonave.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb