Medalja e nën kampionit është edhe simboli më i qartë i humbësit, shpesh lojtarë, apo trajner, mezi presin ta heqin nga qafa, ngjiten në podium thjeshtë sa për të respektuar proceduarat. Për të thyer këtë rregull të pashkruar në futboll ka menduar pikërisht ajo që më pak pritej, Pep Guardiola. Gjesti i tij duke puthur medaljen po bën xhiron në rrjetet sociale, kjo pasi vjen pikërisht nga ai që të gjithë prisnin të triumfonte. Në fakt, përtej imazhit që Guardiola ka krijuar, shifrat nuk i japin shumë të drejtë, të paktën jo në Champions League. Koha kur triumfonte me Barcelonën duket një kujtim i larg, që nga 2011 kur fitoi championisin e tij të dytë në karrierë, Guardiola vetëm ka dështuar në këtë turne. Në vitin pasues, në krye të Barcelonës u eliminua nga Chelsea në fazën gjysmëfinale. Më pas në krye të Bayern Munich tre herë radhazi nuk arriti të kualifikonte gjermanët në finale, tre herë radhazi u ndal në fazën gjysmëfinale duke u eliminuar nga tre ekipe spanjolle. Në drejtimin e Man.City të gjithë prisnin diçka më shumë, gjithnjë duke iu referuar milionave pafund të shpenzuar nga klubi në merkato. Me “qytetarët” rrugëtimi i tij ka qenë edhe më zhgënjyes duke u eliminuar edhe në fazën e 1/8. Këtë vit të gjithë prisnin që spanjolle të dërgonte Man.City në majën e europës por sërish zhgënjeu, Tomas Tuchel e mposhti në çdo aspekt.

Pavarësisht këtij fakti, Guardiola beson ende, dhe lë takim për në edicion e ardhshëm: “Ishte hera e parë për pjesën më të madhe në klubin tonë, tani do të rifillojmë të punojmë e të luftojmë për tu rikthyer këtu vitin e ardhshëm”, ishte mesazhi më i qartë që Spanjolli dha pas finales.
(BalkaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb