Pas humbjes së hidhur ndaj Newcastle me rezultatin 6-1, lojtarët e Tottenhamit përmes një deklarate zyrtare bënë të ditur se do të rimbursojnë të gjithë tifozët e pranishëm në St Jame’s Park.

“Si skuadër, ne e kuptojmë zhgënjimin, zemërimin tuaj. E dimë se fjalët nuk mjaftojnë në këto situata, një humbje si kjo dhemb. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj, në shtëpi dhe jashtë, dhe për këtë dëshirojmë të rimbursojmë koston e biletës së ndeshjes në St Jame’s Park.

Ne e dimë se kjo nuk e ndryshon atë që ndodhi të dielën, por ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i rregulluar gjërat kundër Manchester United të enjten mbrëma, kur, edhe një herë, mbështetja juaj do të thotë gjithçka për ne. Së bashku dhe vetëm së bashku, ne mund t’i çojmë gjërat përpara” – thanë lojtarë. Tottenham synon një vend në Europë” – shkruajtën lojtarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: