SHBA

Aktori i njohur Brad Pitt ka lejuar fqinjin e tij 105-vjeçar të jetojë pa qira në pronën e tij për vite me radhë. Aktori e la të moshurin nga mosha 90-vjecare derisa ndërroi jetë në moshën 105-vjecare të jetonte pa qera.

Një nga fqinjet e Bred Pitt, Cassandra Peterson ka treguar për ‘People’ se në pronën e aktorit jetoi disa vite një i moshuar 90 vjec i quajtur John, të cilit i kishte vdekur gruaja.

Pitt nuk i mori asnjëherë para për qiranë dhe ky është një gjest shumë i bukur nga ana e aktorit. Cassandra kujton se i moshuari jetoi rreth 105 vjet dhe nuk pagoi asgjë derisa vdiq.

Cassandra vazhdoi ta përshkroi aktorin si të sjellshëm dhe të ëmbël me të moshuarin që jetoi gjatë në pronën e tij. Muajin e kaluar, Pitt e shiti kompleksin e tij në Los Agelos për 39 milionë dollarë.

Ai e kishte blerë këtë shtëpi në 1994 për 1.7 milion dollarë, ku jetoi me Angelina Jolie dhe fëmijët e tij deri në 2016, kur ata i dhanë fund martesës së tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: