Në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u dorëzuan sot 5 mijë teste COVID-19, të dhuruara për Shqipërinë nga tre biznesmenë të diasporës shqiptare. Me moton “Së bashku të mbështesim Shqipërinë në luftën kundër COVID-19”, donacioni i sjellë në Tiranë në bashkëpunim dhe me Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare, u dhurua nga Z.Lazim Destani i kompanisë “Ecolog International”, njëherësh dhe President Nderi i kësaj Dhome, Nazmi Viqa i kompanisë “Abbruch AWR” dhe Remzi Ejupi i “Eurokoha”.

Në ceremoninë e dorëzimit merrnin pjesë Ministrja e Shëndetësisë, Znj.Ogerta Manastirliu, Zv.Ministrja Mira Rakacolli, Ministri i Shtetit për Diapsorën, Z.Pandeli Majko, si dhe Z.Skënder Xhakaliu nga Ecolog Gjermani, i cili përfaqësonte dy prej donatorëve dhe konkretisht Z.Lazim Detani dhe Z.Nazmi Viqa. Ndërsa donatori i tretë pjesëmarrës ishte Remzi Ejupi nga Eurokoha.

Sasia prej 5 mijë testesh COVID-19 do t;i shërbejë Institutit të Shëndetit Publik për zgjerimin e kapaciteteve testuese të popullatës.

Ministrja Manastirliu në fjalën e saj, falenderoi donatorët për këtë dhuratë të çmuar, e cila sipas saj, do të rrisë stokun e materialeve për testimet.

“Dua të falenderoj me zemër Mininsitrin Majko, i cili që në fillim të pandemisë, u angazhua për të aktivizuar rrjetin e diasporës. Falenderoj miqtë tanë, të cilët janë sot këtu për të na dhuruar një paketë mbështetjeje përsa i përket rritjes së kapaciteteve të shtimit të testimit dhe kapacitetin e laboratorit të ISHP. Patjeter do të rrisin dhe stokun e materialeve të nevojshme, pra kiteve, reagentëve për strukturat, për të rritur testimin në popullatë. Ne jemi duke punuar në disa drejtime dhe jemi në një moment shumë serioz të zhvillimit të epidemisë dhe po përpiqemi të forcojmë kapacitetet tona. Dhe, kjo vepër, kjo që po ndodh sot këtu, është një hap për zgjerimin e kapaciteteve testuese. Ajo që duhet në këtë pandemi është dhe solidariteti, solidariteti mes vendeve dhe solidariteti mes njerëzve. Sigurisht, kur ky solidaritet vjen nga bashkëkombasit tanë, kjo bëhet akoma më e vlefshme dhe dua t’ju falenderoj me zemër për mbështetjen tuaj”, tha Manastirliu.

Ndërkohë, Z.Skënder Xhakaliu nga Ecolog Gjermani, i cili përfaqësonte sot në Tiranë Z.Lazim Destani dhe Z.Nazmi Viqa, falenderoi dy ministrat pjesëmarrës në këtë ceremoni, duke thënë se ishin sot në Shqipëri bashkë me Z.Remzi Ejupi, për t;i dhuruar Ministrisë së Shëndetësisë 5 mijë teste për COVID-19.

“Eshtë kënaqësi që jam këtu sot, në emër të Z.Lazim Destani, President i kompanisë Ecolog International dhe të Z.Nazmi Viqa, president i “Abbruch AWR”, së bashkë dhe me Z.Remzi Ejupi të kompanisë “Eurkoha”, të cilët dhuruan 5 mijë teste për diagnostikimin e popullatës për Coronavirus. Ky aksiion ka filluar me Kosovën me 12 mijë teste, Luginën e Preshevës me 1 mijë, në Maqedoninë e Veriut me 2 mijë teste dhe sot jemi në Shqipëri, me 5 mijë teste nga Gjermania, si dhuratë për Ministrinë e Shëndetësisë, qe së paku, diaspora të kontribuojë e ta zbusë sadopak nevojën për diagnostikimin e popullsisë për këtë virus. Diaspora do të jetë gjithmonë e gatshme për të qenë pranë institucioneve të shteteve tona për të ndihmuar aty ku do të jetë nevoja, siç ka bërë më parë. Prandaj, e falenderojmë Ministrinë e Shëndetësisë për bashkëpunimin që kemi pasur, pasi kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm, Ministrin Majko që i jep përkrahje Diasporës në çdo aktivitet që ajo ka. Gjithashtu, një falenderim dhe për Dhomën e Biznesit të Diasporës këtu në Tiranë, e cila ka qenë përkrahëse në këtë donacion. Ndaj dhe uroj që ta kalojmë sa më shpejt dhe gazën e pandemisë”, tha Z.Xhakaliu.

Ndërsa Remzi Ejupi tha se, është momenti që të jemi të gjithë së bashku të organizuar e të gjithë të ruajmë jetën e njëri-tjetrit, si dhe të kemi sa më pak viktima. “Uroj që këto teste të përdoren sa më pak, pra të mos jetë nevoja. Mbetet vetëm të falenderoj dhe Z.Lazim Destani e Z.Nazmi Viqa për këtë aksion, që të paktën të munohemi të gjendemi sadopak në këtë drejtim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ministri i Shtetit për Diasporën, Z.Majko tha se kjo është një pjesë e ndihmës që ka ardhur për Shqipërinë me ndërmjetësinë e Dhomës së Biznesit të Diasporës. Sipas tij, një ndihmë e çmueshme është dhe krijimi i rrjeteve të mjekëve të diasporës, të cilët në mënyra të ndryshme përpiqen të ndihmojnë. “Mendoj se secili e bën detyrën sipas mënyrës së tij dhe kam vetëm përulje dhe falenderime për këtë akt humanitar që kanë bërë 3 biznesmenët nga Diaspora, duke ndihmuar Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë zonat shqiptare në rajon, në këto ditë të vështira”, theksoi Majko.

Operacioni për të ndihmuar vendet e tyre me ndihma për të përballuar situatën e pandemisë, ka nisur që në villim të muajit qershor. Biznesmenët Lazim Destani, Nazmi Viqa dhe Remzi Ejupi, dhuruan 12 mijë teste COVID-19 për Kosovën, 1 mijë për Luginën e Preshës dhe dje 2 mijë copë për Maqedoninë e Veriut. Ndërsa nisma e tyre humanitare përfundoi sot në Shqipëri me 5 mijë të tilla, që iu dhuruan Ministrisë së Shëndetësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb