Në Itali ka fituar shumë gjatë karrierës së tij. Me Inter fitoi një kampionat, Kupën UEFA dhe Superkupën. Po ashtu, në Romë në vitin 1990 triumfoi me Gjermaninë duke u shpallur kampion bote. Tashmë në moshën 59 vjeçare, Andy Brehme kërkon të ndihmojë sado pak Italinë, që po kalon një dramë të vërtetë si pasojë e Coronavirus.

Bre2 Kzmi U37053163798j5b 528x329@gazzetta Web 528x329
Bre2 Kzmi U37053163798j5b 528×329@gazzetta Web 528×329

Ish-futbollisti i famshëm gjerman ka nxjerrë në ankand topin e finales së Botërorit 1990 me të cilin realizoi golin deçiziv nga pika e penalltisë dhe një tjetër top me të cilin stërvitej Interi i madh i fillimviteve 90-të. Madje topi i Botërorit ka autografet e kampionëve të mëdhenj të Gjermanisë, si Lothar Matthäus, Rudi Voeller dh Franz Beckenbauer. Të ardhurat nga shitja e tyre në ankand do të shkojnë në ndihmë të Italisë.

1586278326 781003 1586278758 Noticia Normal
1586278326 781003 1586278758 Noticia Normal

“Gjithçka që po ndodh tani në Itali është e tmerrshme dhe më bën të trishtuar. Shpresoj të kalojë gjithçka shpejt. Aty kam ende shumë miq si Giovanni Trapattoni, Beppe Bergomi, Javier Zanetti e shumë të tjerë. Në këtë mënyrë, dua të kthej pak nga ajo që më ka dhuruar Italia”, ka thënë Brehme.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb