Festë te PSG me fitoren e titullit të Ligue 1 të arritur mbrëmjen e kaluar pas barazimit ndaj Strasbourg-ut. Por edhe momente frike në para ndeshjes kur Kylian Mbappe goditi me top një tifoze që ndodhej në tribunën pas portës.

Tifozja e re u godit në fytyrë dhe i ka dalë shumë gjak nga hunda. Sulmuesi parisien nuk u mendua dy herë dhe bëri që mjekët e skuadrës të ndërhynin për ta trajtuar. Për ta bërë këtë, gruaja u dërgua në fushë ku stafi mjekësor mundi t’i jepte ndihmën e duhur. Jo vetëm kaq.

Pas nxemjes me ekipin, Mbappe u kthye te tifozja për t’u siguruar për gjendjen e saj dhe gjithashtu i dha një nga fanellat e tij. Një mënyrë e bukur për t’i kërkuar falje vajzës, e cila, duhet thënë, pas goditjes së fortë që mori dhe frikës dukej se ishte mirë, për fat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb