Të mërkurën  Manchester United arriti të mposht Juvetusin në Ligën e Kampioneve përpara tifozerisë së saj . Por nuk ishte kjo që tërhoqi vëmendjen. Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave brenda dhe jashtë Italisë ishte gjesti i Murinjos në përfundim të ndeshjes.

Karlo Ançeloti foli për mediat italiane gjatë ditës së sotme, ku përveç Napolit të tij, u fokusua edhe te gjesti i Zhoze Murinjos ndaj tifozëve të Juventusit pas ndeshjes së Juve – Man. Junajtid (1-2). “Zhoze Murinjo është njeri, e kuptoj çfarë bëri ai. Të jem i sinqertë, nuk është e lehtë për të marrë ofendime për më shumë se 90 minuta dhe vetëm të qëndrosh atje e të mos bësh asgjë”, u shpreh Ançeloti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb