“Zhgënjimi është i madh, por nuk duhet të qajmë tani. Mund ta përmbysim në ndeshjen e kthimit. Nuk do të jetë e thjeshtë, duhet një paraqitje e madhe, por nuk kemi vdekur ende. Duhet të jemi më të aftë e më agresiv”. Me këto fjalë Max Allegri është përpjekur të justifikojë humbjen kundër Atletico Madrid por gjithsesi beson se mund t’ia dalin:

Allegri
Allegri

“Po gabuam, por mund ta përmbysim, duhet vetëm të kemi besim. E dinim se Atletico është një skuadër e cila të bën të luash keq. Nuk arritëm kurrë të vertikalizonim, gjithashtu u mbrojtëm keq. Kundër tyre duhet të jesh i shpejtë dhe preciz”, theksoi trajneri i Juventusit.

Diego Simeone shijojë në maksimum këtë sukses të ekipit të tij, aq sa për një moment harrojë se është trajner duke bërë një gjest aspak të hijshëm: “E kisha bërë dhe më parë diçka të tillë si lojtarë në sfidën Lazio-Bologna, këtë herë e bëra për të treguar se jemi një ekip me b…e, nuk ishte një gjest ndaj tifozëve të Juves.

Simeone
Simeone

Nuk është një gjest i bukur, por ndeshja ishte shume e vuajtur, ashtu e ndjeva ashtu e bëra, kërkoj ndjese”. Duke u rikthyer tek loja e luajtur trajneri i Atleticos shtoi: “Kishim përballë një skuadër të fortë, duhej të merrnim më të mirën çdo rasti. Arritëm një rezultat të mirë por në Torino do të jetë shumë e vështirë, do të kemi përballë një skuadër të fortë dhe e vetmja gjë që imagjinoj është se do vuajmë shumë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb