Ai mund të jetë deri tani sportisti më i njohur rus, që është shprehur kundër luftës në Ukrainë, e shkaktuar pikërisht nga vendi i tij.

Behet fjalë për rusin Andrey Rublev, numri 7 i renditjes botërore në tenis, i cili gjatë një turneu në Dubai dha një mesazh të thjeshtë po aq sa i qartë, duke shkruar në xhamin e një prej kameramanëve që transmetonin ndeshjen fjalët domethënëse “No war Please”, jo më luftë, ju lutem.

Gjesti i 24 vjeçarit nga Moska po bën xhiron e mediave ndërkombëtare dhe rrjeteve sociale, me komente entuziaste si “e vetmja shpresë për të ndaluar Putin janë pikërisht rusët”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: