Tërmetet shkatërruese në Turqi e Siri kanë bërë bashkë qytetarët nga të gjitha bota, duke u solidarizuar me të prekurit.

Një ndër to është një e moshuar, e cila ka shitur viçin e saj në mënyrë që paratë ti dhurojë për të prekurit nga tërmetet.

70-vjeçarja Sarıgül Kaçan, edhe pse në kushte të vështira ekonomike, shiti viçin dhe paratë që fitoi çoi të gjitha në ndihmë të personave të prekur nga tërmeti në provincën Akyaka.

Ajo fitoi 13 mijë lira, ose rreth 740 mijë lekë, të cilat i dhuroi të gjitha.

Nga tërmeti me magnitudë 7.8 të ditës së hënë kanë humbur jetën mbi 19 persona në Turqi dhe Siri, ndërsa shumë të tjerë vijojnë të mbeten ende nën rrënoja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: