Një nga çiftet më të reja për momentin në botën e sportit është tenisti italian Matteo Berretini dhe ish-e dashura e Kevin Prince Boateng, Melissa Satta. Dhe qershia mbi tortë e kësaj romance ishte mbrëmja e fundit, ku tenisti festoi 27 vjetorin e lindjes.

Melissa nuk ngurroi ta uronte partnerin e ri edhe në rrjetete sociale, duke u mjaftuar vetëm me fjalët: Gëzuar ditëlindjen Matteo Berrettini! Ish-velina e emisionit të njohur Striscia la Notizia postoi një selfie bardh e zi me sportistin në Instagram.

Ajo përdori tre emotion të veçanta: një yll, një zemër dhe një tortë ditëlindjeje. Me pak fjalë, modelja beson fort në këtë lidhje me Berrettinin, edhe pse është dhjetë vjet më i ri se ajo.

Matteo Berrettini And His Girlfriend Melissa Satta 1 696x542

Një diferencë moshe që nuk duket të jetë problem: të dy janë shumë të bashkuar dhe të lidhur ngushtë dhe kanë një pasion për sportin dhe udhëtimin. Melissa Satta dhe Matteo Berrettini janë bashkë që nga dhjetori i kaluar: ata u takuan falë disa miqve të përbashkët dhe nuk e kanë lënë kurrë njëri-tjetrin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb