Pritej një dënim i rëndë nga ana e UEFA-s për trajnerin e Atletikos së Madridid, Diego Pablo Simeone, që në sfidën kundër Juventusit dy javë më parë, u bë pjesë e një zhurme të madhe mediatike në lidhje me gjestin e tij të festimit të njërit prej golave.

Simeone u kthye nga tribuna qëndrore duke festuar e bërë gjeste të turpshme me gjenitalet, ndonëse, siç u shpreh ai pas sfidës, thjesht donte të tregonte se lojtarët e Atletikos janë burrëorë.

Flitej për një pezullim për ndeshjen e kthimit kundër Juventusit në Torino, por UEFA vetëm sa e ka gjobitur Simeonen me 20 mijë eurosh, çka natyrisht i ka bërë të gjithë të lumtur tek Atletiko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: