Për momentin bëhet fjalë vetëm për një hetim formal, por nuk përjashtohet mundësia që Turqia të përballet me penalizime nga UEFA për shkak të mënyrës se si futbollistët e saj festuan golin e fitores kundër Shqipërisë. Në fakt përshëndetja ushtarake, e përkthyer si mbështetje për ofensivën turke në Siri ka nxitur reagimin e fortë të disa mediave ndërkombëtare.

Turqia 1
Turqia 1

Sipas tyre, ky gjest shkel rregulloren e UEFA-s “që ndalon çdo referim politik dhe fetar”. Pavarësisht se shefi i zyrës për mediat pranë qeverisë europiane të futbollit, Philip Toënsend foli në një moment të parë për një “ekzaminim të situatës”, disa orë më vonë ai ndryeshoi deklaratën e tij, duke e cilësuar atë si një keqkuptim.

Turqia
Turqia

Por mediat perëndimore bëjnë të ditur se UEFA mund të nisë një hetim zyrtar për këtë ngjarje, e cila bie ndesh me rregulloren, që flet qartë në raste të tilla.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb