Boksieri shqiptar Gjetan Keta fitoi duelin ndaj turkut Turgai Uzun, duke mbrojtur titullin interkontinental në versionin WBC.

Në raundin e pestë, Uzun u gjakos për mos ta vazhduar më ndeshjen ndaj Ketës. Për Gjetan Ketën ky është triumfi i 20-të në karrierë në 23 duele (vetëm 3 humbje), ndërsa turku Uzun pësoi humbjen e 27-të në karrierë, shkruan Panorama Sport.

Një ditë para ndeshjes, Keta premtoi se do të jepte maksimumin. “Për mua nuk ka asnjë ndryshim, edhe pse emri i kundërshtarit ndryshoi gjatë ditëve të fundit. Jam stërvitur shumë dhe jam gati për këtë sfidë. E respektoj kundërshtarin, por në ring do ta shikoj si rivalin tim”.

Në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet janë zhvilluar 7 duele në sportin e boksit, për t’u finalizuar me sfidën për titullin kampion interkontinental të kategorisë WBC midis Gjetan Ketës dhe turkut Turgay Uzun.

Ndeshja mes tyre u zhvillua në një atmosferë elektrizuese me rreth 3 mijë të pranishëm në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Qindra tifozë kanë shpalosur flamurin gjigand kuq e zi, ndërsa në kor këndojnë himnin shqiptar. Por edhe më shumë e ka ‘ndezur’ Pallatin e Sportit edhe kolona zanore e vendosur para fillimit të përballjes me shqiptarit Keta dhe turkut Uzun e filmit “Skënderbeu”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: