Mund të mos e dini, por lëkura dhe gjethet e disa frutave dhe perimeve janë shumë të mira për shëndetin, prandaj ju sugjerojmë që mos t’i hidhni.

Lëkura e qepës apo gjethet e luleshtrydheve, për shembull, përmbajnë shumë vlera ushqyese, si flavonide dhe karotenoide, që njihen për vetitë e tyre anti-inflamatore dhe antioksiduese.

Ja si mund të merrni sa më shumë përfitime nga lëkura apo gjethet e frutave dhe perimeve që ju zakonisht i hidhni.

Luleshtrydhet

Mos i hidhni: Gjethet jeshile sipër luleshtrydhes

Përgatitni me to një çaj bimor

Këto gjethe në formë ylli të ngjitura në fillim të luleshtrydhes janë të pasura me antioksidues. Një studim i publikuar në revistën çeke “Food Sciences” tregon se gjethet e luleshtrydheve kanë nivele të antioksiduesve të barasvlershme me ato të gjendura tek vera e bardhë dhe lëngjet e frutave, si lëngu i rrushit, dhe pak më pak se vera e kuqe dhe çaji jeshil.

Antioksiduesit parandalojnë molekulat e dëmshme, të njohura si radikalet e lira, që trupi i prodhon në mënyrë natyrale, dhe na mbrojnë nga sëmundje si kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Gjethet e luleshtrydheve përmbajnë nivele të larta të një grupi antioksiduesish të quajtur “”ellagitannins”, që lidhen me shëndetin vaskular (enë gjaku fleksible dhe tension normal të gjakut). Në mjekësinë popullore, gjethet e luleshtrydheve janë përdorur për të lehtësuar dhimbjet e artritit – ato përmbajnë acid kafeik, që ka veti anti-inflamatore.

I thani gjethet e luleshtrydheve dhe përgatisni me to një çaj të ngrohtë.

Qepa

Mos e hidhni: Lëkurën

Lëkura e qepës nuk mund të konsumohet, megjithatë mund ta përdorni si kurë për uljen e temperaturës apo tensionit të lartë të gjakut duke e vendosur tek këmbët (brenda çorapeve). Lëkura e qepës është e pasur me kuercetinë, që ka veti anti-inflamatore dhe anti-histaminë, dhe mund të ndihmojë me lehtësimin e simptomave të gripit, etheve apo temperaturës së lartë.

Mund të ndihmojë edhe me tensionin e lartë të gjakut. Gjatë një studimi të kryer në vitin 2015, i publikuar tek Revista Britanike e Dietologjisë, rezultoi që ekstrakti i lëkurës së qepës ndihmoi në uljen e tensionit të gjakut tek njerëzit mbipeshë pasi e përdorën çdo ditë për 6 javë.

Kungulli i dimrit

Mos i hidhni: Farat

I piqni ato

Farat e kungullit janë një burim i mirë i mineraleve më jetike për njeriun, si zinku (merrni 15% të dozës ditore me një lugë gjelle fara) dhe magnez (merrni 10% të dozës për 1 lugë gjelle).

Zinku është i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe riprodhues, ndërsa magnezi shton energjitë dhe lufton lodhjen. I hiqni farat nga kungulli, i pastroni pak dhe i piqni. Mund t’i shtoni në sallatë, bollgur ose kos./shendeti/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb