Një nënë u qëllua dhe u vra me armë zjarri nga fëmija i saj 3-vjeçar, i cili gjeti armën brenda shtëpisë së tyre në Karolinën e Jugut.

Cora Lyn Bush, 33 vjeç, vdiq në spital pas të shtënave të së mërkurës në mëngjes, tha në një deklaratë Zyra e Kërkimit të Qarkut Spartanburg.

Gjyshja e fëmijës ishte në shtëpi dhe ajo që u tha autoriteteve përputhej me provat në shtëpi, tha në një deklaratë Zyra e Sherifit të Qarkut Spartanburg.

Ndërkohë vazhdojnë hetimet se si fëmija ka mundur të marrë armën dhe pse nuk ishte vendosur në siguresë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb