Në rrugën drejt miratimit të marrëveshjes së Brexit qëndronte ende edhe sot pengesa e quajtur Gjibraltar – mosmarrëveshje prej tre shekujsh mes Londrës dhe Madridit – për të cilën kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez kërcënoi madje me veto për lejimin e divorcit mes Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe.

Gjibraltari, me sipërfaqe vetëm 6,7 kilometra katrore dhe me një popullsi prej 30 000 banorësh, ndodhet në skajin jugor të Gadishullit Iberik dhe u pushtua nga anglezët në vitin 1704, ndërkohë që zyrtarisht u mor nga mbreti i Spanjës me Trkatatin e Utrehtit të vitit 1713.

Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, ai u kërkua sërish nga spanjollët, por, me anë të një referendumi popullor, më 10 shtator 1967, banorët shprehën vullnetin që të mbeteshin nën administrimin britanik dhe jo spanjoll.

Dy vite më pas u miratua kushtetuta e re që e transformoi koloninë nën dominimin e Kurorës britanike.

Edhe pse parlamenti i vendit, prej 17 anëtarësh, ka rritur kompetencat e tij, Mbrojtja, Siguria dhe Politika e Jashtme janë nën administrimin e guvernatorit të Londrës.

Me referendumin për Brexit, ”lufta” për Gjibraltarin u rindez aq shumë sa u evokua edhe konflikti mes Londrës dhe Buenos Airesit për ishujt Falkland-Malvine.
(Atsh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb