Safet Gjici ka besim të plotë te Shpëtim Duro dhe stafi i tij. Asgjë nuk ka ndryshuar as pas humbjes kundër Teutës ku pritej një furtunë. Gjici ka hequr dorë edhe nga zakoni i tij me gjoba dhe mbledhje por nuk ka harruar të vendos objektiva dhe të kërkojë maksimumin nga një grup që për të është i ndërtuar për titull. Presidenti i klubit verilindor kërkon vazhdimësi, e vetmja gjë që i ka munguar Kukësit në këtë fillim sezoni, kërkon 3 fitore në 3 ndeshjet e ardhshme për tu rikthyer sërish në majë.

Duro
Duro

Ky është një sezon ku të parashikosh është e vështirë, diferenca mes ekipeve është shumë e vogël. Për momentin Kukësi ndodhet në vendin e 4-ët me 10-të pikë por është vetëm 1 pikë larg vendit të parë. Kjo ka qenë dhe një arsye e fortë që Gjici të mos ushtroj presion te ekipi, gjithçka është nën kontroll dhe Shpëtim Duro me ekipin e tij kanë konfirmuar se mund të fitojnë përballë çdo kundërshtari, në çdo moment. I vetmi shqetësim për trajnerin është gjendja e dy titullarëve, Etemi dhe Musta, dy mungesa që e kanë kushtëzuar shumë në ndeshjet e fundit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb