23 prilli është një datë që do të kujtohet gjatë në Kukës, më në fund pas afro 3 viteve “shtegtim”, verilindorët rikthehen në folenë e tyre, në impiantin më të ri në Shqipëri, “Kukësi Arena”. Fortesa e tyre e re duket si një bekim në këtë pikë të sezonit, “arma” e fundit që Diego Longo dhe stafi i tij kanë në dispozicion për tu rikthyer te fitorja.

278501007 2902218856590109 3500397870869539924 N
278501007 2902218856590109 3500397870869539924 N

Me tifozët në krahë, Kukësi shpreson shumë të blindojë vendin e tretë, të sigurojnë një biletë për në Evropë, pasi në të kundërt, çdo përfundim tjetër do të kishte një efekt negativ jo vetëm për arkat e klubit por dhe për të ardhmen e stafit drejtues.

Gjici
Gjici

Safet Gjici, presidenti i nderit i Kukësit, ishte shumë i qartë përpara sfidës me Kastriotin, Evropa është një kusht i panegociueshëm për Diego Longon, një trajner që për hir të së vërtetës, Gjici dhe pjesa tjetër e stafit drejtues e kanë mbështetur shumë, kjo edhe për meritë të italianit, që në dy fazat e para dhuroi një futboll të bukur sulmues. Situata ndryshojë shumë pas janarit, ku lëvizjet në tregun e transferimeve nuk qëlluan të goditura, ndërsa dëmtimet e shumta të disa lojtarëve kyç patën një efekt të madh.

Diego Longo
Diego Longo

Fakt është që Kukësit i mungon fitorja prej 5 javësh, e fundit ka qenë ajo kundër Dinamos. Pas javës së 29-të, Kukësi renditet në vendin e tretë në kuotën e 45 pikëve, tre më shumë se Partizani.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb