Humbja kundër Teutës ishte një blof, pavarësisht forcës dhe peshës së kundërshtarit, një humbje që nuk është pritur mirë nga stafi drejtues i Kukësit. Shpëtim Duro shpresonte që minimalisht të dilte me një pikë nga “Niko Dovana”, në mënyrë që të ruante vazhdimësinë dhe të shkëputej nga dy klubet e kryeqytetit, Tirana dhe Partizani, të cilat konsiderohen si rivalët më të mëdhenj në garën për titull.

Safet Gjici
Safet Gjici

Safet Gjici ka qëndruar në heshtje këtë periudhë, nuk ka marrë rolin e protagonist në klub dhe në media duke lënë të qetë ekipin dhe stafin por situata është e tillë ku ndërhyrja e presidentit është bërë e pashmangshme. Gjici rikthehet në “skenë” duke i vendosur një ultimatum ekipit: 9 pikë në 3 ndeshjet e ardhshme, në të kundërt priten masa. Gjici, pavarësisht se duket i tërhequr nga ekipi në këtë fillim sezoni, kjo për shkak dhe angazhimit të tij primar si kryetar i Bashkisë Kukës, nuk harron në asnjë moment të përcjell idetë dhe objektivat në skuadër. Kushti i fundit, 3 fitore në 3 duke i pashmangshëm në mënyrë që ekipi të rikthehet në majat e klasifikimit dhe të përfitoj nga përplasja e rivalëve.

Kukesi
Kukesi

Ky objektivit i numrit një të klubit verilindorë është logjik duke parë dhe kalendarin teksa Kukësit pret fillimisht Vllazninë, më pas luan në transfertë kundër Skënderbeut dhe pret në fund Luftëtarin, 3 ndeshje dhe 3 rivalë të kalueshëm në letër.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb