Kemi dëgjuar për futbolliste që pezullohen, që marrin leje nga klubi, por për trajner kemi dëgjuar radhë. Pas humbjes kundër Teutës në shtëpinë e verilindorëve ishte krijuar një paqartësi e madhe mbi të ardhmen e Armando Cungut, ku u fol se presidenti Safet Gjici kishte shkarkuar teknikun shkodran. Këta zëra u përforcuan edhe më shumë kur Cungu nuk ishte prezent në stërvitjen e parë pas humbjes kundër Teutës. Si gjithnjë Gjici nuk harron të suprizojë teksa në një konferencë të jashtëzakonshme konfirmoi Cungun në krye të Kukësit, si gjithnjë nuk harrojë të vendos dhe ultimatume:

Safet Gjici
Safet Gjici

“Trajneri ka qenë pushim ditën pas ndeshjes, ka qenë në Shkodër si zakonisht. Tani vijon punën, nuk ka pasur asnjë vendim për ta larguar. Ka besimin tim absolut, sepse loja nuk ka qenë e keqe, përtej rezultateve. Loja po përmirësohet nga ndeshja në ndeshje. E patë vetë në Durrës që luajtëm shumë mirë, mund të na jepej një penallti, ashtu si për Teutën. Ndoshta edhe arbitri e humbi qetësinë. Loje prodhuam, klubi nuk ka marrë asnjë vendim për trajnerin, përndryshe do e kishim zyrtarizuar ne si klub, jo mediat”

Cungu
Cungu

Presidenti tregon gjithashtu për ultimatumin që i ka vendosur trajnerit shkodran dhe skuadrës pas humbjes ndaj Teutës:

“Kam biseduar sot me trajnerin dhe lojtarët, sepse edhe ata kanë përgjegjësi. Duhet qetësi e madhe për ndeshjet e ardhshme. Kamza nuk duhet nënvlerësuar, edhe pse e fundit. I kam kërkuar Cungut të jetojë në Tiranë, nuk është normale ta bëjë vajtje-ardhje për në Shkodër. Ka pasur jo pak probleme, që do t’i zgjidhim. Sot kemi bërë marrëveshje me lojtarët, duam 4 fitore rresht. Nuk kam vendosur gjoba, do të ketë premio nëse arrijmë objektivin në ndeshet e radhës. ”, u shpreh Gjici.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb