Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza të forta në drejtim të qeverisë sa i përket anijeve që do prodhojnë energji dhe që do stacionohen në Vlorë për dy vitet e ardhshme.

Berisha e vendosi theksin te çmimi i shtrenjtë prej 360 euro për një MWh që do të ketë energjia e prodhuar prej tyre dhe fakti se ato do të “helmojnë” Vlorën, pasi vihen në punë me mazut dhe jo me gaz siç premton qeveria.

“Ju mashtroni ato që keni shkruar. I dhatë një goditje të rëndë shtresës së mesme me çmimin e energjisë. Ju dilni e blini me çmime 2-fish 3-fish mbi bursën. Tani po sillni gjigandët e ndotjes, gjeneratorët nga Bangladeshi pa tender. I mashtroni shqiptarët se punojnë me gaz, ato punojnë me mazut dhe prodhojnë qindra tonelata squfur. Helmojnë Vlorën sikur të qarkulloni 100 makina për çdo 100 kilometër në ditë. Energjia e tyre kushton 360 euro megavati. Ju doni të vidhni, vidhni dhe vetëm vidhni shqiptarët.  Ju jeni hajdutë jo evropianë, por të planetit të hajdutërisë ndoshta jashtëtokësore”, tha Berisha.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb