Gjiganti i tregtisë në internet Amazon theksoi se 19 816 prej punënjësve të tij kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në SHBA, gjë e cila korrespondon me një normë më të ulët infeksioni sesa në popullatën e përgjithshme.

Grupi, që ka zhvilluar sistemin e vet të depistimit dhe ka kryer mijëra teste në ditë, ka punësuar në total 1,37 milionë persona për aktivitetet e saj në internet apo në dyqanet e filialit Whole Foods mes 1 marsit dhe 19 shtatorit.

Shkalla e infeksionit mes fuqisë së saj punëtore është 1,44%, që është nën nivelin e 2,06% të popullsisë së përgjithshme amerikane të llogaritur nga Universiteti Johns Hopkins, që ka autoritetin në numërimin e rasteve me COVID-19.

Shifrat nuk përfshijnë nënkontraktorët e grupeve. Amazon parashikon rritjen e kapaciteteve të saj për të qenë në gjendje të kryejë 50 000 teste në ditë në 650 faqet deri në nëntor.

Amazon pretendon se ka shpërndarë më shumë se 100 milionë maska ​​dhe ka zbatuar një seri masash të tilla si distancimi social, kontrolli i temperaturës ose procedura më të thella të pastrimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb