FTX Group tha të premten se ka paraqitur kërkesë për falimentim në Shtetet e Bashkuara dhe se CEO i saj ka dhënë dorëheqjen, duke shënuar një rënie mahnitëse për një nga lojtarët më të mëdhenj dhe më të fuqishëm në industrinë e kriptove.

“Më vjen shumë keq, përsëri, që përfunduam këtu,” shkroi Bankman-Fried në një postim në Twitter të premten. “Shpresojmë se gjërat mund të gjejnë një mënyrë për t’u rikuperuar.”

Procedurat e falimentimit përfshijnë FTX US, fondin mbrojtës të kriptove të FTX Alameda dhe rreth 130 kompani të tjera simotra.

Ray tha se mbrojtja nga falimentimi do t’i japë FTX mundësinë të “vlerësojë situatën e saj dhe të zhvillojë një proces për të maksimizuar rikuperimet për palët e interesuara”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb