U hap sot në Versajë seanca gjyqësore kundër degës franceze të gjigantit suedez të mobiljeve, IKEA, i akuzuar për krijimin e një sistemi të paligjshëm të mbikëqyrjes së punonjësve të saj, veçanërisht të sindikalistëve.

Në këtë çështje spiunazhi, dega e IKEA-s u përfaqësua nga menaxherja e përgjithshme, Karine Havas.

IKEA rrezikon deri në 3,75 milionë euro gjobë.

Të paktën 15 individë janë akuzuar gjithashtu, duke përfshirë dy menaxherë të magazinës, oficerë policie, por edhe ish-drejtues të tillë si ish-presidenti Stefan Vanoverbeke dhe paraardhësi i tij Jean-Louis Baillot.

E zbuluar nga e përjavshmja satirike ‘Le Canard Enchainé” dhe faqja e informacionit ”Mediapart” në 2012, historia u bë çështje gjyqësore pas një ankese nga një sindikatë.

Hetimi zbuloi gjithashtu ekzistencën e një sistemi spiunimi të punonjësve, por edhe të kandidatëve për punësim, të shtrirë në të gjithë Francën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb