TIRANË – Kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, i arrestuar për “shpërdorim detyre”, ka lënë sot spitalin dhe është paraqitur në Prokurorinë e Vlorës. Ai është marrë në pyetje nga prokurorët në praninë e avokatit.

Gjika u arrestua për falsifikimin e dokumentave për dhënien e lejes së ndërtimit të një pallati 11-katësh në qëndër të Vlorës sëbashku me Drejtoren e Urabanistikës në Bashki dhe biznesmenin që kreu ndërtimin.

Pas arrestimit, ai pati probleme me zemrën dhe u shtrua në Spitalin Amerikan, ku iu nënshtrua edhe një koronaro-grafie, pasi dyshohej për sëmundje ishemike të zemrës. Sot, Gjika e ka lënë regjimin e shtratit dhe ka shkuar vetë në prokurori.

ARRESTIMI I KRYEBASHIAKUT GJIKA ME 6 SHKURT

Kanë qënë abuzimet me lejet e ndërtimit, sipas Prokurorisë, që e kanë çuar në pranga kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Ai është arrestuar më 6 shkurt në banesën e tij, pasi akuzohet se ka dhënë leje të jashtëligjshme për një pallat 11-katësh në qytetin bregdetar. Ndërkohë, ka përfunduar në dhe Doriana Sulaj, Drejtore e Planifikimit të Territorit në këtë bashki dhe biznesmeni i ndërtimit, Artur Haxhi.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb