Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, bashkë me Kryetaren e delegacionit të Parlamentit Shqiptar në Këshillin e Europës, Blerina Gjylameti, mirëpritën në një takim bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (APKiE).

Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri bën me dije se temë e diskutimit ka qenë ecuria e reformave dhe e procesit të integrimit të Shqipërisë.

“Diskutuam mbi ecurinë e reformave dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në familjen europiane??, sfidat që po perballet gjithë Europa si pasojë e luftës në Ukrainë dhe gadishmërinë e mazhorancës për dialog me grupet opozitare ku morëm përgëzimet nga përfaqësuesit e Këshillit të Europës për përpjekjet e Partisë Socialiste? në përfshirjen e tyre në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe nismat e tjera të Parlamentare”, thekson Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: